Mirë se vini në faqen e T-Solutions sh.p.k.

T-Solutions sh.p.k. ofron konsulencë profesionale, shërbime teknike, trajnime dhe zgjidhje të integruara për sektorin publik, biznesin, universitetet dhe organizatat që veprojnë në zhvillim, inovacion dhe ekonomi të qëndrueshme. Ne punojmë mbi bazë ligjore, metodologji të qarta dhe përvojë reale në prokurim publik, projekte të financuara nga BE, ngritje kapacitetesh dhe menaxhim aktivitetesh komplekse.

Qëllimi Jonë

Qëllimi ynë është të përmirësojmë cilësinë e proceseve, të reduktojmë riskun ligjor dhe operacional dhe të garantojmë korrektësi, transparencë dhe funksionalitet në çdo ndërhyrje.

demo-attachment-1673-Untitled-1-e1543965666131

Zgjidhje për rritje të Standardeve

Konsulencë dhe asistencë profesionale për institucionet qëndrore dhe vendore, ndërmarrjet publike dhe subjektet e tjera publike në prokurimin publik, përgatitjen e dokumentacionit të tenderave, hartimin, verifikimin dhe standardizimin e dokumenteve të pjesëmarrjes. Fokus i drejtpërdrejtë në korrektësi ligjore, transparencë dhe eficiencë procedurale.

demo-attachment-1674-Untitled-2-e1543965666131

Zgjidhje për rritje të Bizneseve

Zhvillim dhe menaxhim projektesh, plane zhvillimore, plane biznesi dhe studime fizibiliteti të financuara nga Bashkimi Evropian, organizata ndërkombëtare dhe donatorë të tjerë. Shërbime të orientuara për institucione publike, universitete, biznese dhe organizata të shoqërisë civile që kërkojnë zgjidhje të strukturuara dhe të qëndrueshme.
demo-attachment-1675-Untitled-3-e1543965666131

Zgjidhje për rritje të Kapaciteteve

Trajnime dhe programe të ngritjes së kapaciteteve në planifikim strategjik, inovacion, qeverisje të mirë, shëndet, ekonomi të gjelbër, digjitalizim, administratë publike, menaxhim projektesh dhe zhvillim të qëndrueshëm. Programet janë të ndërtuara mbi nevoja reale dhe praktika bashkëkohore evropiane.

T-Solutions SHPK është themeluar për të ofruar shërbime profesionale me standard të lartë, të mbështetura në ekspertizë shumëdisiplinore dhe përvojë të drejtpërdrejtë në punë me institucione publike, sektorin privat dhe donatorë ndërkombëtarë. Ne nuk ofrojmë zgjidhje teorike, por ndërhyjmë aty ku proceset kanë nevojë për strukturë, qartësi dhe zbatim korrekt. Besojmë në profesionalizëm, përgjegjshmëri dhe ndërtim partneritetesh afatgjata.

demo-attachment-216-search-optimize

Optimizim të Proceseve

demo-attachment-215-web-project

Zgjidhje Strategjike

demo-attachment-89-support

Suport të Dedikuar

Njoftimet e fundit

Në këtë seksion publikohen njoftime mbi projektet në zbatim, aktivitetet e organizuara, trajnimet, konferencat dhe zhvillimet më të fundit të kompanisë. Informacion i përditësuar për bashkëpunime, iniciativa të reja dhe angazhime profesionale.

Për bashkëpunime profesionale, kërkesa për konsulencë ose informacione shtesë, T-Solutions SHPK është e hapur për komunikim të drejtpërdrejtë dhe transparent. Na kontaktoni për të diskutuar nevojat tuaja dhe për të ndërtuar zgjidhje të përshtatura dhe funksionale.